Vijon të jetë e tensionuar situata mes Greqisë dhe Turqisë, me Athinën që do të shpenzojë 1.5 miliard euro në armatime për të qenë gati për cdo situatë në Mesdhe.
Ndërsa pjesa më e madhe e Turqisë do të mbështeste presidentin Erdoan nëse do të urdhëronte përdorimin e forcën ndaj anijeve greke
Përshkallëzohen gjuthnjë e më shumë tensinet mes Greqisë dhe Turqisë, njëri kundër tjetrit të armatosura me pretendimin për të marrë një pjesë deti të pasur me gaz. Për këtë arsye nuk është një shenjë e mirë fakti që Greqia ka ndërmend të shpenzojë në muajt e ardhshëm 1.5 miliard euro në armë dhe mjete.
Zyrtarët grekë justifikuan planet për të shtuar shpenzimet pjesërisht duke cituar tensionet në rritje me Turqinë në Mesdheun lindor. Kryeministri grek Micotaqis do të prezantojë programin në fjalimin e tij të përvitshëm për politikë dhe ekonomi në Selanik.
Ndërkohë deklaratat në përfundim të samitit Euromed, me anë të së cilës Turqia kërcënohet me sanksione për shkak të përplasjeve me Greqinë dhe Qipron, sipas Ankarasë janë pa një bazë juridike dhe të shkëputura nga realiteti.
Qeberia turke ndërkohë po vijon me një politikë eksplorimi për gazin në ujërat e mesdheut lindor.
Mbrëmjen e së premtes presidenti turk Erdoan urdhëroi mbrojtjen e anijeve të impenjuara në aktivitete kërkimi hidrokarburesh kundër cdo sulmi apo aktiviteti shqetësues nga ana e anijeve franceze dhe greke.
Në një kohë që në Korsikë takoheshin vendet anëtare të grupit Med7 – Itali, Francë, Spanjë, Portugali, Maltë, Qipro dhe Greqi, marina turke do të çojë deri në fund manovrën ushtarake detare me emrin “Stuhia e Mesdheut” të të cilat janë të impenjuara anije lufte prej pesë ditësh mes bregut të Qiprosnsë veriut dhe bregut turk
Ngjarjet e fundit shpjegojnë gjithnjë e më mirë distancën mes Ankarasë dhe Europës.
Ajo që rindezi tensionin është cështja në lidhje me ishullin e vogël grek Kastelorizo.
Vetëm 9 kilometra katrorë sipërfaqe mjaftin që të nisë përplasja për 50 kilometra katrorë të platformës kontinentake në thellësitë e të cilës ka shumë mundësi të ketë rezerva hidrokarburesh.
Pretendimi i Athinës bazohet pikërisht tek vetë Kastelorizo dhe shkakton reagimin dhe pretendimin e Ankarasë për shkak të afërsisë së ishullit të vogël me brigjet turke, 1.8 kilometra largësi, ndërsa distanca me brigjet greke është rreth 520 kilometra.
Ky është vetëm akti i fundit i përplasjes mes Ankarasë dhe Athinës për sa i përket platformës kontinentale të dy vendeve: një përplasje e nisur në vitin 1973, kur Turqia nisi të lëshojë në mënyrë të njëanshme leje për eksplorim në thellësi të detit pranë ishullit të Lesbos dhe të tjerë duke mohuar tezën greke se ishujt greke shumë pranë brigjeve turke kanë një platformë të tyren kontinentale përtej kufijve të ujërave të tyre territoriale – 12 milje detare.
Ankara duke mbështetur tezën e saj ka pretendime dhe për marrëveshjen më të fundit mes Italisë dhe Greqisë për sa i përket ripërcaktimit të platformës kontinentale në Jon; marrëveshje në bazë të së cilës ishujve greke nuk i njihet një platformë e tyre kontinentale, njësoj si do të donte Turqia për Kastelorizo.
Athina refuzoi gjatë kësaj vere tre pretendime të ndryshme ndërmjetësimi. Pasi Erdogan i bindur nga kancelarja gjermane Merkel, urdhëroi tërheqjen e anijeve nga kërkimet si dhe ato ushtarake, Athina firmosi një marrëveshje për juridiksionin detar me Egjiptin.
Iniciativë që befasoi Bashkimin Europian dhe zemëroi Erdogan, i cili u ndje i vënë në lojë dhe rinisi kërkimet.
Javëte fundit Athina ndërmori një përpjekje e shtyrë nga sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, për të ulur palët në një tryezë në mënyrë që të reduktohet rreziku për incidente në zonë mes dy vendeve anëtare të Aleancës Atlantike.
Në fund Greqia refuzoi një propozim për ndërmjetësim nga ana e përfaqësuesit të lartë për politikë europiane Xhozef Borel që parashikonte negociata mes dy vendeve dhe një pale të tretë.
Athina për të pranuar bisedimet i kërkon Ankarasë të tërheqë nga zona e pretenduar anijet e saj, civile dhe ushtarake.
Para marrëveshjes mes Greqisë dhe Egjiptit, Erdogan i kishte tërhequr të gjitha anijet turke nga zona, pikërisht sipas kërkesës së Athinës.
Është e dukshme se strategjia e Greqisë është izolimi i Ankarasë duke e akuzuar se po kryen veprime të paligjshme të cilat prekin të gjithë Bashkimin Europian duke shfrytëzuar imazhin negativ të Turqisë në opinionin publik europian një strategji që nuk i lë shumë vend dialogut, në të cilën Athina gëzon mbështetjen e Francës, i cili ka dërguar anije franceze lufte në zonë duke nervozuar dhe më shumë Erdoan.n
Për të përshkruar strategjinë e Turqisë duhet përmendur vullneti i përsëritur i Ankarasë për dialogun.
Nga njëra anë gatishmëria për të biseduar dhe nga ana tjetër një forcë ushtarake që nuk mund të nënvlerësohet.
Manovra ushtarake që synojnë të dëshmojnë muskujt dhe bindjen se janë nga ana e arsyes.
Një bindje e cila nuk parashikon hapa prapa dhe që do të ishte gabim po të quhej vetëm e Erdoan dhe e partisë së tij pasi të njëjtën bindje kanë dhe opozita në Turqi dhe i gjithë vendi ku mazhoranca bindëse nuk do e shihte si një skandal nëse presidenti turk do të urdhëronte përdorimin e forcës kundër anijeve greke.
Zgjedhjet e Erdogan kanë mbështetjen e pjesës më të madhe të vendit dhe nëse ai do të zbuste qëndrimin do të humbiste personalitetin dhe popullaritetin./abcnews
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?