Rreth 1100 tërmete të vogla kanë tronditur një nga ishujt vullkanikë të Atlantikut të mesëm të Portugalisë në më pak se 48 orë.
Kjo ka bërë që autoritetet të aktiviziojnë një plan emergjence pasi ekspertët vlerësojnë se atë që e kanë përshkruar si “krizë sizmike”, transmeton portal arbresh.info
Rui Marques, kreu i qendrës së mbikëqyrjes sizmike-vullkanike të arkipelagut të Azores, CIVISA, i tha Reuters të hënën se tërmetet, me magnitudë që varionin nga 1.9 në 3.3, ishin regjistruar në ishullin Sao Jorge që nga e shtuna pasdite.
Ai tha se shumica e lëkundjeve, të cilat nuk kanë shkaktuar dëme deri më tani, janë raportuar përgjatë çarjes vullkanike të Manadas të ishullit, i cili shpërtheu për herë të fundit në 1808.
Sao Jorge, një nga nëntë ishujt që përbëjnë Azores, është shtëpia e rreth 8400 njerëzve dhe është pjesë e grupit qendror të arkipelagut, i cili përfshin destinacionet turistike të njohura të Faial dhe Pico, të cilat janë gjithashtu vullkanike.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë të qetë dhe të përcjellin rekomandimet e tyre./arbresh.info/
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...