Google ADS

Ishulli Guam tronditet nga tërmeti

10:30 | 23 Shtator 2018
Arbresh.info

Një tërmet 6.4 ballësh sipas Rihterit, ka goditur sot ishullin Guam, i cili i takon Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qendra Amerikane për Studime Gjeologjike bëri të ditur se tërmeti në fjalë është regjistruar 197 kilometra në juglindje të Inarajana dhe në një thellësi prej dhjetë kilometra.

Akoma nuk ka të dhëna për dëme apo viktima eventuale. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme