Ishujt Solomon kanë tërhequr njohjen e Tajvanit, duke e njohur Kinën si tërësi territoriale.
Kjo gjë tashmë e lë Taipein shumë të izoluar për shkak të njohjeve të pakta, transmeton portali arbresh.info.
Ministria e Jashtme e Tajvanit konfirmoi që kabineti i Ishujve Solomon miratoi një rezolutë që njohu Pekinin si qeverinë e Kinës dhe njoftoi se do të mbyllte menjëherë ambasadën e saj në vendin ishull të Paqësorit.
Tajvani vetë-qeverisur u shkëput nga kontinenti në 1949 pasi komunistët në Pekin dolën fitimtarë nga një luftë civile. Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj dhe është zotuar ta rimarrë atë – edhe përmes forcës ushtarake.
Tërheqja e Ishujve Solomon e lënë Tajvanin të njohur nga vetëm 16 vende, kryesisht kombe të vogla në Paqësorin dhe Amerikën Latine. Qëkur Presidenti tajvanez Tsai Ing-wen mori detyrën në vitin 2016, gjashtë vende kanë ndërruar mendim ndaj Pekinit.
Ministri i Jashtëm i Tajvanit Joseph Wu akuzoi Kinën se ishte përfshirë në “diplomaci të dollarit” për të marrë njohje.
Ministria e jashtme e Kinës tha në një deklaratë se “vlerëson shumë” vendimin për ndërprerjen e lidhjeve diplomatike me Tajvanin./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin