Ishte zhdukur prej 12 ditësh, gjendet trupi i 4 vjeçarit ukrainas

10:45 | 6 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Sasha, djali 4-vjeçar i cili u zhduk në mes të marsit ndërsa ishte me gjyshen e tij në lagjen Vyshhorod, në rajonin e Kievit, është gjendur i vdekur, sipas la repubblica.

E ëma, Anna Yahno përmes një postimi në Instagram njoftoi se kishin gjetur trupin e Sashës.

“Sot gjetëm trupin e Sashës. I falenderoj të gjithë ata që ndihmuan në kërkim, të gjithë ata që u lutën dhe treguan solidaritet me ne. Sasha engjëlli ynë i vogël tashmë është në parajsë. Sot shpirti i tij ka gjetur paqe”, tha ajo.

Për disa javë pati një mobilizim të vërtetë për të kërkuar 4 vjeçarin, të cilit iu bashkuan edhe të famshëm ukrainas./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme