Google ADS

Ishte zhdukur për 18 ditë, policia australiane do ta intervistojë katërvjeçaren për të kuptuar se çfarë ndodhi

10:32 | 4 Nëntor 2021
A. B.

Katërvjeçarja australiane, Cleo Smith këto ditë u bë sensacion në medie.

Vogëlushja do të intervistohet ‘me kujdes’ nga policia teksa ata përpiqen të zbulojnë saktësisht se çfarë ndodhi në 18 ditët që ajo kishte humbur, shkruan News Australia transmeton arbresh.info

Smith më në fund u ribashkua me familjen e saj në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, kur policia vërshoi në një shtëpi të mbyllur në Carnarvon në Australinë Perëndimore, dhe e gjeti atë duke luajtur me një lodër dhe ishte e vetme në një dhomë gjumi.

Ajo ishte zhdukur pa lënë gjurmë nga tenda e familjes së saj në kampingun Blowholes herët më 16 tetor, derisa u ofrua një shpërblim prej 1 milion eurosh për të dhënë informacione për sa i përket vendndodhjes së saj.

Zëvendës-Komisioneri i Policisë së Australisë Perëndimore, Col Blanch tha se detektivët i kanë dhënë kohë vogëlushes me familjen e saj përpara se të flasin me të. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme