Google ADS

Ishte refugjat, por sot i ka milionat

09:37 | 16 Maj 2017
M. A.

Pasi përshtaten në mjedisin e tyre të ri, duke tejkaluar barrierat sociale, kulturore dhe të gjuhës, refugjatët në Shtetet e Bashkuara shpesh arrijnë potencialin e tyre dhe rifitojnë kontrollin e të ardhmes së tyre. Disa shndërrojnë përvojat e tyre të kaluara në pasuri që janë të vlefshme për komunitetin e tyre të ri – si Parvin dhe Yadollah Jamalreza.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës June Soh, vizitoi dyqanin e tyre të rrobaqepësisë në Sharlotsvill të Virxhinias.

“Sollëm vetëm dy valixhe kur erdhëm në Shtetet e Bashkuara. Sollëm vetëm disa rroba, asgjë më tepër.”

Mes rrobave ishin një palë gërshërë.

“Janë shumë të vjetra dhe të cmuara për ne. I kemi blerë në Iran. Bashkëshorti im i bleu 40 vjet të shkuara nga një rrobaqepës që i kishte përdorur për 60 apo 65 vjet. Pra janë gati 100 vjecare dhe ende punojnë mirë.”

Parvin Jamalreza dhe bashkëshorti i saj Yadollah janë pronarë të një rropaqepsije të quajtur “Yady’s Alteration” në qendër të qytetit Sharlotsvill.

11 vjet më parë, çifti mori statusin e refugjatit dhe erdhi në Shtetet e Bashkuara së bashku me tre fëmijët e tyre.

“Kur erdhëm në Shtetet e Bashkuara, në aeroportin e Sharlotsvillit , nuk dinim se çfarë do të bënim. Dikush thirri emrat tanë dhe u gëzuam shumë që kishte një njeri që na njihte.”

Personi që u thërri emrat ishte me Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit që ndihmon refugjatët të sistemohen dhe të gjejnë strehim. Jamalreza filloi së pari punë në një dyqan rrobaqepsije; ajo e njihte mirë profesionin edhe pa njohur asnjë fjalë anglisht.

“Rrobaqepsija është pasioni im. E njoh mirë. Kam punuar në këtë zanat në vendin tim për gati 25 vjet. Isha shumë e lumtur që gjeta tamam atë punë për të cilën isha e specializuar.”

Ajo nuk qëndroi gjatë në atë vend pune. Dy vjet më vonë, çifti hapi biznesin e tyre dhe qysh atëherë ka ofruar shërbime në komunitet të cilat mund t’i ofrojnë shumë pak amerikanë.

Parvin thotë se e punon mirë copën kurse bashkëshorti i saj, lëkurën, sidomos duke përdorur këtë makinë antike që vihet në lëvizje me këmbë në vend të energjisë elektrike.

“E gjetëm në internet, në eBay. Vendosëm një ofertë dhe e fituam”, thotë Parvina.

Në fillim cifti Jamalreza bëri shumë reklamime për biznesin, por qysh atëherë i kanë ndaluar.

“Në fakt ishte hera e parë për mua. Një nga miqtë e mi që kishte kohë që jetonte këtu, ma rekomandoi. Mendova se duhet ta provoja. Ai kishte patur gjithmonë përvojë të mirë me punën këtu. Edhe unë jam shumë e lumtur me rrobat që mora sot,”thotë një kliente.

“E ndjej veten të suksesshëm tani pasi po punoj shumë. Biznesi ynë po ecën shumë mirë. I kënaqim njerëzit dhe ata na e kthejnë kënaqësinë”, thotë Parvina.

Familja Jamalreza bleu shtëpi katër vjet më parë dhe të gjithë fëmijët e tyre përfunduan kolegjin dhe tani punojnë. Atyre iu pëlqen shumë jeta në Sharlotsvill.

“Njerëzit këtu janë shumë të dashur dhe me zemër të madhe. Asnjëherë nuk u ndjeva si refugjate. Asnjëherë. Jam krenare që jam pjesë e këtij komuniteti.”/voa

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme