Policia gjermane ka bërë të ditur se 15-vjeçari i cili ishte zhdukur dy vite më parë, është gjetur në shtëpinë e burrit të dyshuar për pornografi me fëmijë.
Policia gjermane në qytetin Reklinghauzen në perëndim të vendit, ka kryer bastisje në shtëpinë e 44-vjeçarit të dyshuar tek i cili e kanë gjetur adoleshentin e fshehur në dollap.
Autoritetet e sigurisë kanë njoftuar se “aktualisht nuk ka indikacione se djaloshi është mbajtur në shtëpi kundër vullnetit të tij”. E ky 15-vjeqar tani është nën përkujdesin e policisë.
Ai kishte jetuar në Reklinghauzen kur autoritetet e rendit u alarmuan nga telefonata se një i ri është zhdukur. Në anën tjetër i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse policia ka konfiskuar pajisjet elektronike nga shtëpia e tij që do të shërbejnë si prova në procesin gjyqësor. /Telegrafi/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç