Një aksident që mund të ishte evituar i ka marrë jetën një shqiptari të Kosovës në Hungari.
45-vjeçari Beg Morina është treguar më aventurier seç duhet, teksa kishte dalë live në Facebook duke drejtuar automjetin e tij. Pikërisht nga përqendrimi i vëmendjes te celulari, 45-vjeçari nga Hasi i Prizrenit ka humbur edhe kontrollin e mjetit, duke u aksidentuar për vdekje.
Mësohet se Beg Morina punonte si picier në Hungari dhe në momentin kur ishte duke xhiruar një live-video në Facebook, po udhëtonte në një autostradë me shpejtësi të lartë.
Ndërkohë, kamera e celularit të tij ka xhiruar të gjithë aksidentin, ndërsa në momente dramatike dëgjohen edhe rënkimet e 45-vjeçarit dhe njerëzit të cilët kanë ndaluar për ta ndihmuar./tch
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...