Ishte duke pastruar xhamat, bie nga kati i katërt gruaja shtatzënë

16:59 | 1 Shtator 2019
Arbresh Info
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berlin në Gjermani. Mësohet se një grua ka rënë teksa ishte duke pastruar xhamat.
Po ashtu e ditur bëhet se gruaja nga Azerbajxhani ishte duke pastruar dritaren e banesës në katin e katërt. Më pas ajo ka rrëshqitur dhe ka rënë tokë.
Gruaja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe është ndarë nga jeta në spital.
Gjithashtu mësohet se ajo ishte shtatzënë, por fatkeqësisht as foshnja që ajo priste nuk ka shpëtuar.
Kjo ngjarje ka tronditur opinionin publik në Gjermani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme