Një 45 vjeçar shqiptar është arrestuar të shtunën në Elefsinë, i cili ishte në kërkim që prej vitit 2011 pasi ishte arratisur nga burgju e Malandrinos, sipas mediave greke.
45-vjeçari u arrestua pas një operacioni të kryer nga Departamenti i Kërkimeve në Drejtorinë e Sigurisë Atikë, pas një hetimi dhe vlerësimi të informacionit.
Shqiptari mbante dokumente me të dhëna identifikimi të ndryshme por gjurmët e gishtave konfirmonim se ai është i kërkuari.
45-vjeçari kishte dy dënime në pritje me 14 vite burg dhe tre urdhër-arreste për anëtarësim në një organizatë kriminale me bashkëkombës të tij, të cilët kryenin grabitje, vjedhje të rënda në zona të ndryshme të Atikës dhe në një rast tentativë vrasje në kontekstin e një grabitjeje./abcnews.al
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...