Google ADS

Ishin lidhur gabim tubat, stafi i spitalit piu për 30 vite ujë të dalë nga tualeti

01:51 | 14 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Stafi i një spitali në Japoni ka pirë ujë të dalë nga tualeti prej 30 vitesh.

Universiteti i Osakës në Japoni njoftoi më 20 tetor se disa nga gypat e ujit të rubinetit në spitalin që është pjesë e departamentit mjekësor të këtij institucioni ishin lidhur gabim, duke bërë që gypat e ujit të pijshëm të lidhen me ato të tualeteve.

Ky spital ishte ndërtuar më 1993, dhe gabimi me lidhjen e gypave të ujit kishte zgjatur gati 30 vjet.

Gjatë kësaj periudhe, punëtorët e kësaj klinike dhe pacientët e kishin përdorur ujin e tualetit për të pirë dhe për të larë duart.

Spitali e zbuloi këtë problem gjatë një inspektimi kur po e bënte një ndërtesë të re të diagnostifikimeve dhe trajtimeve mjekësore./noa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme