Ish-ushtruesi i detyrës së shefit të FBI-së, Andrew McCabe ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump mund të ketë kryer krim kur ka shkarkuar James Comeyn nga pozita e drejtuesit të kësaj agjencie, në përpjekje për t’i dhënë fund hetimeve që po zhvillohen për presidentin Trump dhe lidhjeve të dyshuara të fushatës së tij presidenciale me Rusinë.
McCabe po ashtu ka thënë, në një intervistë për programin televiziv 60 minuta në CBS, se FBI-ja ishte justifikuar për hapjen e hetimeve rreth asaj nëse Trump ka qenë duke bashkëpunuar me Rusinë gjatë fushatës.
“Ideja është që, nëse presidenti ka penguar drejtësinë, ka shkarkuar drejtorin e FBI-së, James Comey për të pasur ndikim negativ apo për mbyllje të mundshme të hetimeve ndaj hapave të dëmshëm të Rusisë apo edhe mbështetjes së fushatës së tij, ju si hetues duhet të pyesni veten ‘Pse presidenti i Shteteve të Bashkuara do ta bënte këtë?” ka thënë McCabe.
“Prandaj të gjitha faktet e llojit të tillë na shtyjnë të mendojmë nëse ka pasur ndonjë lidhje joadekuate, një lidhje mes presidentit dhe Qeverisë së Rusisë?”
“Presidenti mund të jetë përfshirë në pengim të drejtësisë teksa ka shkarkuar Comeyn”, është shprehur ai.
Presidenti amerikan pati thënë në një intervistë më 2017 se ka qenë “çështja e Rusisë” që e ka nxitur për ta shkarkuar ish-shefin e FBI-së nga pozita.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Drejtësisë nuk ka pranuar të përgjigjet.
Intervista e McCabe ka fituar shumë vëmendje pas publikimit të disa pjesëve të librit të tij më të ri, në të cilin ka treguar përvojat e tij me administratën Trump.
Trump e ka akuzuar McCabe për gënjeshtra dhe ka thënë se ky i fundit ka qenë paragjykues ndaj presidentit.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...