Ish-zyrtarët e Katalonjës dorëzohen në policinë belge

21:47 | 5 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Udhëheqësi i rrëzuar i Katalonjës, Carles Puigdemont dhe katër ish-këshilltarë janë dorëzuar në policinë belge.

Një gjykatës hetues ka raportuar se të hënën do të vendoset nëse do të ekzekutohet urdhër arresti i lëshuar nga gjykata spanjolle, transmeton portali arbresh.info

Puigdemont u largua nga Katalonja drejt Belgjikës, pasi Madridi imponoi sundimin direkt mbi vend pas shpalljes së pavarësisë.

Ai ka theksuar se nuk do të kthehet në Spanjë, nëse atij nuk i garantohet një gjykim i drejtë.

Puigdemont dhe katër bashkëpunëtorët e tij janë akuzuar nga qeveria spanjolle për rebelizëm, kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Javën e kaluar, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy imponoi sundim të drejtpërdrejtë mbi Katalonjën, shpërbeu parlamentin rajonal dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme me 21 dhjetor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme