Google ADS

Ish zonja e parë e ShBA-ve, Melania nxjerr në ankand kapelen e bardhë dhe gjëra me vlerë marramendëse

15:42 | 5 Janar 2022
A. B.

Ish zonja e parë e ShBA-ve, Melania Trump njoftoi se po zhvillon një ankand të kapelës së bardhë që kishte veshur gjatë vizitës së familjes së parë franceze, Macrons, në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2018.

CNN shkruan se disa nga të ardhurat do të shkojnë drejt një nisme që është pjesë e programit ‘Be Best’ të ish-zonjës së parë, por nuk është e qartë se sa do të dhurohet.

Pjesa qendrore e ankandit është, kapela e bardhë me porosi, të cilën Trump e ka nënshkruar, u krijua për të nga stilisti i saj personal, Hervé Pierre, për t’u përshtatur me kostumin e bardhë prej 2105 dollarësh të koleksionit Michael Kors që Trump kishte veshur për ceremonitë e ditës në Shtëpinë e Bardhë ku mori pjesë Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte Macron.


Vizita e Presidentit francez dhe gruas së tij ishte vizita e parë zyrtare shtetërore e administratës Trump nga një lider i huaj, dhe ajo erdhi në prill 2018, disa javë pas titujve skandaloz për lidhjet e supozuara jashtëmartesore të ish-Presidentit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme