Google ADS

Ish-truproja e Macron dënohet me burg për sulm ndaj protestuesve

09:39 | 6 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Ish-truproja e Emmanuel Macron është dënuar me tre vjet burg sulm ndaj protestuesve gjatë një marshimi në Paris.

Alexandre Benalla, 30 vjeç, shkaktoi bujë kur u shfaq një video e tij duke goditur një burrë dhe duke tërhequr zvarrë një grua gjatë një proteste të 1 Majit 2018, transmeton portal arbresh.info

Pamjet treguan atë të veshur me një helmetë dhe një distinktiv policie.

Një gjykatë në Paris i dha atij një dënim me burg për dhunë në protestë dhe për uzurpim të rolit të një oficeri policie.

Veprimet e tij çuan në një krizë të madhe politike për presidencën franceze pasi doli se Elysee kishte pezulluar Benalla për dy javë pas shfaqjes së videos, por se ai vazhdoi të punonte për Macron më pas.

Benalla madje asistoi në paradën e fitores së Kupës së Botës FIFA 2018, duke hipur në autobus me ekipin e futbollit poshtë Champs-Elysées në Ditën e Bastiljes.

Ai u vë nën hetim më vonë në korrik dhe mes protestive publike u pushua nga puna.

Macron fillimisht heshti për skandalin, ndërsa më pas tha: “I vetmi përgjegjës për këtë rast jam unë dhe vetëm unë”.

Një komitet i Senatit francez rekomandoi në shkurt 2019 që Benalla të ndiqej penalisht, duke konsideruar se siguria e presidentit ishte “kompromentuar” dhe se kishte një sërë “gabime” në trajtimin e çështjes.

Benalla u shpall fajtor gjithashtu të premten për mashtrim të pasaportës së tij diplomatike pas shkarkimit, fabrikim të një dokumenti të rremë për të marrë një pasaportë shërbimi dhe mbajtje të paligjshme të një arme në 2017./euronews/arbresh.info/

Të ngjashme