Derek Chauvin, ish-oficeri i policisë në Minesota i cili akuzohet për vrasjen e George Floyd, ka qenë një person shumë i vështirë dhe i vetmuar gjatë gjimnazit, sipas deklaratës së ish-shokëve të tij.
Chauvin u rrit në St. Paul Park, një periferi të Minesotas që në atë kohë ishte e banuar 96.6% nga njerëzit e bardhë. Ish-shokët e klasës janë shprehur se ai ishte një djalë i qetë dhe i dobët dhe shpesh herë ngacmoheshe nga fëmijët e tjerë.
“Mbaj mend që vajzat ishin ato që do të kujdeseshin për të në shkollën fillore,” tha një shok i klasës.
Një tjetër, Janille Stadt, tha që shpesh hante drekë me Chauvin në Parkun e Lartë, duke e përshkruar atë si të vështirë, por ‘jo agresiv’, duke shtuar se shumë nga fëmijët zgjodhën të mos flisnin me të.
Dosja e policisë së Chauvin tregon se ai ishte subjekt i 17 hetimeve në lidhje me sjelljet e gabuara, para vdekjes së Floyd.
Të gjitha, përveç një prej incidenteve u mbyllën pa u ndërmarrë ndonjë veprim disiplinor. Në 2007 Chauvin ka marrë një letër qortimi dhe njoftim për pezullim, për shkak të sjelljes së tij të gabuar në detyre./ts/
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...