Gjykata gjermane ka vendosur se ish-drejtori ekzekutiv i Volkswagenit, Martin Winterkorn duhet të përballet me gjyqin për serinë e dytë të akuzave për skandalin e emetimeve të naftës të kompanisë, që lidhen me pretendimet për manipulimin e tregut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Njoftimi i Gjykatës në Braunschweig sot pasoi një vendim në fillim të këtij muaji, sipas së cilës ai duhet të gjykohet për akuzat e mashtrimit. Nuk është caktuar data për asnjërën seancë.
Winterkorn dha dorëheqje nga Volkswagen disa ditë pasi Agjencia e amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit publikoi një njoftim për shkelje më 18 shtator 2015.
Kompania kishte vite që përdorte një softuer i cili njihte kur automjetet ishin në sallat e testimit dhe aktivizonte kontrollet e emisioneve dhe më pas fikte kontrollin e emisioneve gjatë ngasjes normale. Si rezultat, automjetet emetuan shumë më tepër sesa kufiri ligjor i oksidit të azotit në SHBA, një ndotës që dëmton shëndetin e njerëzve.
Prokurorët akuzojnë Winterkornin se ka patur njohuri për instalimin e pajisjes së paligjshme dhe qëllimisht nuk ka arritur të informojë tregjet në kohë të duhur për një “rrezik të rëndësishëm financiar” që filloi të materializohej në fillim të vitit 2015.
Aksionet e Volkswagenit ranë ndjeshëm pas publikimit të skandalit, e cila çoi që investitorët të kërkojnë kompensim në një çështje të veçantë civile.
Avokati i Winterkornit ka hedhur poshtë akuzat se ish-drejtori kishte njohuri të hershme për përdorimin e softuerit në automjetet me naftë në SHBA, duke thënë se informacionet e rëndësishme nuk kanë arritur tek ai.
Volkswageni ka paguar më shumë se 30 miliardë euro (35 miliardë dollarë) në gjoba dhe shlyerje për skandalin.
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...