“Ish shefi i policisë përmes ByLock ka kontaktuar me krerët e FETO-s”

17:24 | 25 Maj 2018
Arbresh.info

Ish-Shefi i Inteligjencës në Ankara, Zeki Güven u përkiste radhëve të të ashtuquajturve “Fëmijët e artë” të FETO-s ndërsa gruaja e tij Sevda Güven është një ish-gjyqtare.

Hetimet brenda të cilës tre ditë më parë u arrestua ish-kreu i Departamentit të policisë për Çështje të Inteligjencës në Ankara, Zeki Güven, i cili u përkiste radhëve të të ashtuquajturve “Fëmijët e artë” të organizatës terroriste FETO, janë konfirmuar detaje të reja dhe kontaktet e tij brenda organizatës, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia turke të martën, më 22 maj, ka kryer një operacion të suksesshëm në qytetin Eskisehir dhe arrestoi çiftin Güven i cili ishte pjesë e strukturës më të lartë të organizatës terroriste FETO të infiltruar në institucionet e sigurisë dhe gjyqësore të Turqisë.

Ish-Shefi i Inteligjencës në Ankara, Zeki Güven u përkiste radhëve të të ashtuquajturve “Fëmijët e artë” të FETO-s ndërsa gruaja e tij Sevda Güven është një ish-gjyqtare.

Pas arrestimit të Güven, policia kontrolloi hollësisht telefonin e tij celular, ku edhe aplikacionin ByLock, sistemi i koduar i komunikimit midis anëtarëve të FETO-s. Me këtë rast u zbulua se Güven ka përdorur dy shifrat e fundit të lindjes së gruas dhe fëmijës si kodin e hyrjes në ByLock.

Gjithashtu u zbulua se Güven te anëtarët e tjerë të organizatës terroriste FETO në ByLock ishte evidentuar nën emrat “Bilge”, “Z.G.” dhe “Zeki Abi”. Supozohet se emri i koduar i Güven brenda FETO-s ka qenë “Bilge”.

Në hetimet e deritanishme janë gjetur dhjetëra njerëz me të cilët ai zhvilloi kontakte përmes aplikacionit ByLock, dhe kryesisht bëhet fjalë në lidhje me anëtarët e infiltruar FETO-s në Departamentin e inteligjencës në policinë turke. Disa prej tyre tashmë janë arrestuar për lidhje me FETO-n.

Güven akuzohet për veprën penale të “Themelimit dhe menaxhimit të organizatës terroriste”, por edhe për vepra të tjera penale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme