Ish-udhëheqësi i kompanisë Nissan, Carlos Ghosn, raportohet të ketë paditur kompaninë për prodhim të makinave, duke i kërkuar dëmshpërblim prej 1 miliard dollarësh.
Kjo padi shënon përpjekjen e radhës të Ghosnit për ta pastruar emrin e tij, pasi ai është përjashtuar nga kompania më 2018, dhe është arrestuar në Japoni, nën akuzat për shkelje financiare.
Ghosni ka thënë se pretendimet kanë pasur qëllim që t’ia prishin planet për t’i shkrirë kompanitë Nissan dhe Renault në një.
Ai ka ikur nga Japoni, sa ka qenë në pritje të gjyqit, dhe tani jeton në Liban.
Në padinë e tij, të dorëzuar në Liban, akuzohet Nissani dhe dy kompani tjera për shpifje.
Seanca dëgjimore është caktuar për muajin shtator.
Nissan nuk i ka komentuar ende këto zhvillime.
Dëmi që Ghosni beson se i është bërë, përbën 5 për qind të vlerës të kompanisë.
Ghosni e ka udhëhequr një periudhë Aleancën Renault-Nissan-Mitsubishi, një prej grupeve më të mëdha në botë për prodhim të makinave.
Ai është arrestuar në Japoni në fund të vitit 2018, pas akuzave se ai nuk i ka raportuar të gjitha fitimet, dhe e ka përdorur kompaninë për ta rritur standardin e jetesës.
Ai ka ikur nga Japonia, duke u futur në një pajisje të madhe muzikore, dhe përmes saj është larguar nga shteti.
Aktualisht nuk mund të largohet nga Libani, për shkak të fletarrestimit ndërkombëtar që është lëshuar nga Agjencia Ndërkombëtare Policore (INTERPOL)./REL/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...