Ish-kreu i shërbimeve inteligjente britanik MI6, Sir Richard Dearlove ka thënnë se vonesa e komunitetit ndërkombëtar për të investiguar origjinën e koronavirusit në Kinë, i ka dhënë kohë regjimit në Pekin për të “shkatërruar dhe zhdukur” të gjitha të dhënat që vërtetojnë origjinën laboratorike të COVID-19, virusi që paralizoi botën për më shumë se një vit e gjysëm.
Sir Dearlove e konsideron dërgimin e grupeve të hetimit të OBSH në Kinë, një “mision të pashpresë” dhe shprehet për “The Daily Telegraph” se do të jetë shumë e vështirë për të vërtetuar përtej çdo dyshimi, atë që shkencëtarët dyshojnë në lidhje me natyrën e virusit.
“Republika Popullore e Kinës është një regjim i frikshëm dhe bën gjëra të cilat ne i konsiderojmë të papranueshme dhe ekstreme për të heshtur opozitën dhe çdo qëndrim që nuk është i njëjtë me linjën e partisë”- ka thënë Dearlove për të publikimin prestigjoz britanik, transmeton tp.
Komentet e Sir Dearlove, vijnë pasi shkencëtarët amerikanë dolën në konkluzion se evoluimi i shpejtë i virusit dhe aftësia e tij për t’u përhapur shumë efektivisht, së bashku me faktin që lakuriqët e natës nuk e transmetojnë virusin (pasi fillimisht u pretendua se COVID përhapej tek këto kafshë) nxit dyshimet se virusi mund të jetë fabrikuar në laboratorin e virologjisë në Wuhan. Vetë epidemiologu i Shtëpisë së Bardhë, Antony Fauci ka pranuar se SHBA-të kanë financuar këtë laborator dhe teorikisht është e mundur që virusi të jetë një armë e fabrikuar.
Dyshimet bëhen edhe më të forta, pasi ekspertët e OBSh nuk u lejuan nga Kina zyrtare që të merrnin të dhëna të rëndësishme, një indikacion i qartë që Pekini ka diçka për të fshehur.
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...