Ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka paralajmëruar se “askush nuk e di se ku do të ndalet Rusia” nëse pushton vendin e tij.
Për Sky News ai tha se Polonia, shtetet baltike (Letonia, Lituania dhe Estonia), Republika Çeke, Rumania ose Bullgaria mund të jenë synim në të ardhmen për Vladimir Putinin, transmeton portal arbresh.info
Ai tha se uniteti dhe solidariteti me Ukrainën “është i një rëndësie jetike” dhe se vendi i tij po bën çmos për të sjellë paqen, pasi vlerësohet se 150,000-190,000 trupa ruse, në varësi të raporteve, janë pranë kufirit ukrainas.
Rusia mohon se ka në plan të pushtojë dhe thotë se forcat janë atje për stërvitje ushtarake.
Poroshenko, i cili ishte president nga viti 2014 deri në vitin 2019, pretendoi se mënyra e vetme për të ofruar siguri për Ukrainën do të ishte anëtarësimi i saj në Bashkimin Europian dhe në NATO , gjë që
Rusia e kundërshton fuqishëm dhe që është një ndër pikat që ka rritur tensionet mes dy vendeve.
Ish-udhëheqësi këmbënguli se Ukraina po qëndronte “sup më sup” me SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët europianë për të zgjidhur krizën aktuale me mjete diplomatike.
Megjithatë, ai theksuar se është një pamje e qartë e një lufte hibride nga ana e Rusisë.
Rusia gjatë natës së sotme ka njohur dy territore në Ukrainën lindore si të pavarura.
Më shumë se 14,000 njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i konfliktit në Donbas (i cili përfshin Luhansk dhe Donetsk) në vitin 2014, menjëherë pasi Moska aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës./arbresh.info/
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...