Në një gjykatë në Florida po zhvillohet një seancë gjyqësore lidhur me akuzat e ngritura ndaj ish-Presidentit Donald Trump për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara, pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2021. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura. Ish-Presidenti po merr pjesë në të vullnetarisht.
Trump përballet me dhjetra akuza penale për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara si “tepër sekret” në banesën e tij në Mar-a-Lago, si dhe për pengimin e punës së autoriteteve për t’i rimarrë dokumentet. Gjykatësja pritet të dëgjojë fillimisht argumentet e avokatëve mbrojtës dhe më vonë të prokurorëve federalë, por palët do të paraqiten veçmas në gjyq, jo në prani të njera tjetrës. Mediat njoftojnë se seanca do të zgjasë disa orë.
Data e fillimit të gjyqit për këtë çështje është caktuar 20 maji.
Javën e kaluar, ish presidenti Donald Trump tha se prokurori i posaçëm Jack Smith duhet të pushonte mënjeherë akuzat ndaj tij, duke iu referuar vendimit të prokurorit tjetër të posaçëm Robert Hur, që vendosi të mos ngrinte akuza penale ndaj Presidentit Joe Biden, i cili mori me vete dokumente të klasifikuara kur u largua nga detyra e Nënpresidentit në vitin 2017.
Por, megjithëse dy rastet kanë ngjashmëri, ato kanë edhe dallime të rëndësishme.
Shtëpia e Bardhë tha se avokatët e Biden gjetën një numër të vogël dokumentash të klasifikuara dhe i dorëzuan ato më pas.
Trump rezistoi t’i dorëzonte dokumentat, derisa FBI-ja beri kontroll në rezistencën e tij në Mar-a Lago në vitin 2022, ku gjeti rreth 100 dokumenta të klasifikuara.
Seanca e sotme në gjykatën e Floridas është një prej atyre që Trump po merr pjesë vullnetarisht, pa qënë nevojë të jetë i pranishëm.
Të njejtën gjë Trump bëri edhe në Uashington, në një çështje tjetër ndaj tij, që është në apel, ndërsa u dërgon mesazhin mbështetëve se ai do të përballet me të 4 çështjet penale në ngarkim të tij, ndërsa zhvillon fushatë për t’u rizgjedhur president./voa
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...