Google ADS

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev: Nuk kemi nevojë për lidhje diplomatike me Perëndimin

13:39 | 26 Shkurt 2022
L G

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve të SHBA-ve dhe disa vendeve evropiane ndaj Rusisë.

Medvedev përmes një postimi në Facebook thotë se Moska nuk ka nevojë për lidhje diplomatike me Perëndimin, raporton arbresh.info.

Medvedev, i cili u shkarkua nga posti i kryeministrit nga Vladimir Putin në vitin 2020 dhe tani shërben si kryetar i këshillit të sigurisë të Moskës, shkroi në rrjetin rus të mediave sociale “VK” se është koha për të “bllokuar ambasadat”, shkruan BBC.

Ai tha se Moska do të vazhdojë pushtimin e saj në Ukrainë derisa të arrijë qëllimet e përcaktuara nga Presidenti Vladimir Putin.

Është e paqartë se cilat janë objektivat e sakta të Putinit.

Medvedev dënoi gjithashtu pezullimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës, por u mburr se i ofroi Moskës një mundësi për të rivendosur dënimin me vdekje në ligjin rus./arbresh.info/

Raporti i BBC

Të ngjashme