Google ADS

Ish-presidenti katalunas nuk e përjashton kthimin në Spanjë

17:17 | 24 Janar 2018
Arbresh.info

Ish-presidenti katalunas nuk e përjashton kthimin në Spanjë

Ish-presidenti katalunas Carles Puigdemont ka thënë sot se nuk e përjashton kthimin në Spanjë, shkruan rt, transmeton arbresh.info.

Ai ka thënë që ka mundësi të kthehet për votimin në parlamentin katalunas për të përcjellë zgjedhjen e liderëve të rinj.

Gjithsesi nëse kthehet ai do të përballet me arrestin e ngritur nga gjykata speciale në Spanjë nën akuzat për tradhti dhe rebelim kundër qeverisë qendrore.

Akuzat kundër Carles Puigdemont janë ngritur si pasojë e shpalljes së pavarësisë së Katalonisë vitin e kaluar, një gjë që u quajt e paligjshme nga gjykata speciale në Madrid./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme