Ish-presidenti i Tunizisë, Zine El Abidine Ben Ali, është varrosur në qytetin e shenjtë të Medinës, pasi vdiq në ekzil në Arabinë Saudite.
Ben Ali, i cili vdiq të enjten në qytetin Jeddah, u varros në varrezat “Al Baqi” pranë xhamisë së profetit Muhamed, vend që respektohet shumë nga myslimanët.
Trupi i tij, i mbuluar me një mbulesë të gjelbër, u bart deri në varr nga dhjetëra njerëz.
Disa anëtarë të familjes së tij raportohet se e kanë hapur derën për ngushëllime në kryeqytetin e Tunizisë.
Në anën tjetër, mediet dhe autoritetet saudite nuk kanë dhënë ndonjë koment për vdekjen e tij.
Ben Ali ishte lideri i parë që u rrëzua gjatë kryengritjeve të njohura si “Pranvera Arabe”. Ai vdiq në moshën 83-vjeçare.
Ai e udhëhoqi vendin e tij nga viti 1987 deri në vitin 2011, ndërsa është kritikuar për mungesën e vullnetit për ta qeverisur vendin me sistem demokratik.
Për shkak të protestave masive dhe të vazhdueshme, Ben Ali u detyrua që me 14 janar të vitit 2011 të largohet nga Tunizia dhe të kërkojë strehim në Arabinë Saudite, ku jetoi deri në vdekje, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...