Lideri i rrëzuar nga pushteti në Sudan, Omar al-Bashir, i ka mbajtur të fshehura në një dhomë miliona euro në pallatin mbretëror. Kjo gjë është bërë e ditur gjatë procesit gjyqësor kundër tij.
Ish-menaxheri i zyrës së tij presidenciale ka thënë se al-Bashir ka qenë personi i vetëm që e ka pasur çelësin e asaj dhome.
Duke folur në seancën gjyqësore të rastit të ish-presidentit për akuzat lidhur me korrupsion dhe posedim të valutave të huaja, Yajjer Basheer tha se ish-presidenti ia ka dhënë atij 10 milionë euro në kesh në muajt e fundit të pushtetit për t’ua dërguar palëve të ndryshme.
Ushtria e Sudanit e rrëzoi Bashirin nga pushteti në muajin prill pas disa muajve të protestave të dhunshme.
Ish-menaxheri që punoi për liderin e rrëzuar nga shtatori i vitit 2018 tha se Bashiri ia ka dhënë atij 5 milionë euro për t’ia dërguar ish-kryetarit të forcave paramilitare, Abdelrahim Hamdan Dagalo.
Personat e tjerë që kanë marrë para, sipas ish-menaxherit të tij, janë edhe ministri i mbrojtjes, personeli ushtarak dhe disa civilë për trajtimin e tij mjekësor, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...