Së bashku me motrën e tij, ish-presidenti Asif Zardari akuzohet për pastrimin e më shumë se 35 miliardë rupi pakistanezë (300 milionë dollarë) përmes llogarive të rreme
Sipas të dhënave të gjykatës dhe mediave lokale në Pakistan, autoritetet antikorrupsion sot kanë ngritur akuzë kundër ish-presidentit, Asif Zardari dhe motrës së tij për përfshirjen e tyre të dyshuar në një skandal pastrimi parashë në një gjykatë antikorrupsioni në kryeqytetin Islamabad.
Zardari dhe motra e tij e vogël Faryal Talpur, anëtare e Asamblesë provinciale të provincës jugore Sindh, u morën në arrest veç e veç nga Byroja Kombëtare e Përgjegjësisë, një mbikqyrës korrupsioni në Islamabad, në një çështje të pastrimit të parave në qershor, bëri të dirtur transmetuesi lokal Geo News.
Zardari, i veu i kryeministres së vrarë Benazir Bhutto dhe bashkëkryetar i Partisë Popullore të Pakistanit të qendrës së majtë, ushtroi detyrën e presidentit në periudhën 2008-2013.
Së bashku me motrën e tij, ai akuzohet për pastrimin e më shumë se 35 miliardë rupi pakistanezë (300 milionë dollarë) përmes llogarive të rreme. Megjithatë, Zardari ka mohuar akuzat./AA
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?