Ish presidenti i Maldiveve ka bërë thirrje nga ekzili për shtetet e tjera që të ndërhyjnë në krizën politike që ka përfshirë shtetin ishull.
Mohammed Nasheed kërkoi nga India që të ndihmonte në lirimin e të burgosurve dhe SHBA-ve për të frenuar transaksionet financiare të liderëve, transmeton portali arbresh.info
Trazirat filluan kur Presidenti aktual Abdulla Yameen refuzoi të lirojë disidentët politikë, duke sfiduar një urdhër të gjykatës dhe duke shkaktuar protesta.
“Ne duhet ta largojmë atë nga pushteti”, tha në një deklaratë Nasheed.
Qeveria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe kryetari i Gjykatës Supreme është arrestuar pa u dhënë detaje të mëtejshme për arrestin apo akuzat me të cilat ngarkohet.
Opozita e ka quajtur arrestimin e tij dhe të gjykatësi tjetër “spastrim”.
Ka qenë gjithashtu dënimi ndërkombëtar i lëvizjeve të qeverisë, me Departamentin e Shtetit të SHBA duke shprehur shqetësim./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...