Politikani opozitar ukranias, dhe ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvilli, është në grevë urie.
Lajmin e mësipërm e ka bërë me dije avokati i tij, Ruslan Chornolutskiy, transmeton konica.al.
Përmes një letre ai ka treguar se Saakashvili u ka bërë thirrje mbështetësve të tij të protestojnë në Kiev më 10 dhjetor dhe të kërkojnë shkarkimin e presidentit Petro Poroshenko.
Zyrtarët ukrainas e kanë akuzuar Saakashvilin për mbështetjen e një “grupi kriminal” të dyshuar, që është udhëhequr nga ish-presidenti, Viktor Yanukoych, i cili ka ikur në Rusi më 2014.
Ndërkohë Saakashvili i ka hedhur poshtë akuzat. Ai është arrestuar në kryeqytetin e Ukrainës, në orët e vona të së premtes, derisa qindra përkrahës kanë demostruar duke kërkuar lirimin e tij.
Të afërm të Saakashvilit i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se ai është arrestuar në apartamentin e një shoku, tek i cili kishte shkuar në vizitë./konica.al/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...