Nicolas Sarkozy, ish-Presidenti i Francës, po gjykohet për financimin e paligjshëm të fushatës së tij të rizgjedhjes më 2012.
Sarkozy, i cili mohon akuzat, qëndron i akuzuar bashkë me 13 të pandehur të tjerë për rolin e tyre në skandalin e ashtuquajtur “Bygmalion”.
Ata dyshohet se shpenzuan me dhjetëra miliona euro në fushatë dhe punësuan një firmë PR (Marrëdhënie me publikun) për ta mbuluar atë, shkruan BBC.
Gjyqi duhej të fillonte në mars, por është shtyrë për shkak se një avokat u infektua me COVID-19.
Prokurorët pretendojnë se partia e Nicolas Sarkozy, UMP, ka dhënë 22.5 milionë euro në tubime dhe ngjarje të bujshme të fushatës.
Për të fshehur kostot, ajo dyshohet se punësoi një firmë PR të quajtur “Bygmalion” për të faturuar partinë, jo fushatën.
Ndërsa prokurorët pranojnë se nuk kanë prova të mjaftueshme nëse ish presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ishte i përfshirë në skemë, por ata thonë se ai duhet të ketë qenë në dijeni të saj.
Nicolas Sarkozy, do të përballet me një vit burg dhe deri në 3 mijë e 750 euro gjobë, nëse dënohet.
Jerome Lavrilleux, nënkryetari i fushatës së Sarkozy në 2012 dhe një nga 13 të pandehurit, ka pranuar publikisht se ka mbikëqyrur ridrejtimin e fondeve.
Dy bashkëthemelues të “Bygmalion” janë gjithashtu në gjyq. Njëri prej tyre, Guy Alves, ka pranuar publikisht faturimin e rremë.
Gjyqi është sfida e fundit ligjore për Sarkozyn, i cili shërbeu si president nga 2007 në një mandat pesë vjeçar.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...