Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro ka pohuar se ka qenë viktimë e persekutimit politik që nga largimi i detyrës pak më shumë se një vit më parë.
Ai u tha dhjetëra mijëra mbështetësve në São Paulo se akuzat për grusht shteti kundër tij ishin një “gënjeshtër”, transmeton Arbresh.info.
Siç raporton BBC, Bolsonaro gjithashtu bëri thirrje për një amnisti për qindra mbështetës të tij të dënuar për sulme në ndërtesa publike.
Policia po heton nëse Bolsonaro nxiti një grusht shteti të dështuar pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2022.
Duke iu drejtuar tubimit të së dielës në qytetin më të madh të Brazilit, ish-presidenti 68-vjeçar hodhi poshtë akuzat kundër tij si të motivuara politikisht.
Ai tha se ishte koha për të harruar të kaluarën dhe për ta lënë Brazilin të ecë përpara.
Ai gjithashtu përdori fjalimin e tij për të folur për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në 2026.
Bolsonaro është ende i ndaluar të kandidojë për postin për tetë vjet për minimin e sistemit zgjedhor në Brazil dhe pretendimin se zgjedhjet e fundit ishin të falsifikuara, pavarësisht se nuk ka prova për mashtrime elektorale./Arbresh.info
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...