Ish-presidenti brazilian humbet ankesën kundër dënimit për korrupsion

20:30 | 24 Janar 2018
Trina Galanxhi

Një gjykatë apeli në Braliz ka mbështetur një dënim për korruprison të vendosur në korrik të vitit të kaluar mbi ish-presidentin Luiz Inacio Lula da Silva.

Ndërsa ai ende mund të marrë apelin e tij në gjykatë më të lartë, vendimi mund t’i prish punës Lulës si kandidat për zgjedhjet presidenciale të tetorit, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Ish-udhëheqësi, i cili qeveriste nga viti 2003 deri në vitin 2011, ishte favorit për të fituar.

Përpara vendimit, Lula tha se do vazhdonte të luftontë “për dinjitetin e popullit Brazilian” deri sa të gjallë.

Të mërkurën, dy nga tre gjykatësit në gjykatën e apelit në qytetin e Porto Alegre thanë se Lula kishte thyer ligjin duke pranuar një apartament bregdetar nga një kompani ndërtimi e përfshitë në një skemë të madhe korrupsioni.

Gjykatësit votuan që dënimi i tij original duhet të rritet nga nëntë vjet e gjysmë deri në 12 vjet.

Gjyqtari i tretë në panel po voton tani, dhe vendimi i tij mund të përcaktojë se si apeli i pritshëm i Lulës do të vazhdojë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme