Google ADS

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter shtrohet në spital

19:16 | 12 Nëntor 2019
A. B.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter, u shtrua në një spital në Atlanta për një procedurë në tru.

Qendra Carter tha se ish-presidentit duhet t’i lirohet presioni, i shkaktuar nga gjakderdhja.

Carter, 95 vjeç, është udhëheqësi më i vjetër i gjallë i Shteteve të Bashkuara.

Ai ka qenë presidenti i 39-të dhe ka shërbyer nga viti 1977 deri më 1981.

Carter është mundur në garën për rizgjedhje nga Ronald Reagan.

Që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ai ka mbetur aktiv, duke bërë punë humanitare me Qendrën e tij Carter, shkruan rel.

Në vitin 2002, ai ka marrë Çmimin Nobel për Paqe për vepra humanitare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme