Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter mbushi 100 vjeç

12:58 | 1 Tetor 2024
R J

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter, mbushi këtë të martë 100 vjeç, duke u bërë presidenti i parë që feston atë ditëlindje.

Carter ishte president nga viti 1977 deri në vitin 1981, dhe për 19 muajt e fundit ai ka qenë në një spital në shtetin e tij të Xhorxhias, shkruan BBC.

Ish-fermeri, i cili fillimisht hyri në politikë në vitet 1960 si senator shtetëror, “është i angazhuar emocionalisht dhe ka ende përvoja të lumtura dhe dashuri,” tha nipi i tij Jason në shtator.

Sipas mediave, ky njëqindvjeçar ka ende ambicie politike.

“Unë thjesht po përpiqem të votoj për (kandidaten demokrate për presidente) Kamala Harris” në zgjedhjet e nëntorit, ishin këto fjalët e Carter që u transmetuan nga nipi i tij./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme