Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, i dha fund trajtimit mjekësor dhe u kthye në shtëpinë e tij në Xhorxhia.
Fondacioni i tij, Carter, tha se ai ka vendosur “ta kalojë kohën e mbetur në shtëpi, me familjen e tij”, por nuk tregoi se çfarë e ka nxitur këtë vendim.
Carter, 98 vjeç, ka vuajtur nga disa probleme shëndetësore kohëve të fundit, duke përfshirë një lloj të kancerit që i është përhapur në mëlçi dhe tru.
Carter ka shërbyer një mandat presidencial, nga viti 1977 deri më 1981.
Gjatë kësaj detyre, ai është përballur me një sërë sfidash në politikën e jashtme, ndërsa në garën për rizgjedhje është mundur nga Ronald Reagan.
Carter “ka mbështetjen e plotë të familjes dhe ekipit të tij mjekësor”, tha fondacioni i tij përmes një deklarate për media.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se ai dhe Zonja e Parë, Jill Biden, luten për mikun e tyre, Jimmy, dhe gruan e tij, Rosalynn.
“Ne ju admirojmë për forcën dhe përulësinë që keni treguar në kohë të vështira”, shkroi Biden në Twitter./rel
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia, arrestohen d...