Ish-menaxheri i kampanjës së Donald Trump, Paul Manafort, në fshehësi ka paguar ish-politikanë europianë që të lobojnë në Ukrainë për qeverinë pro-ruse, thuhet në padinë e re të paraqitur nga prokurori special, Robert Mueller, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.
Manafort ka paguar rreth dy milionë euro ish-politikanët, thuhet në akuzë, por Manafort këmbëngulë se është komplet i pafajshëm.
Ndërsa ish-zëvendës menaxheri i kampanjës së Trump, Rick Gates, ka pranuar se i kanë gënjyer hetuesit, pasi është pajtuar për një marrëveshje për pranim të fajësisë.
Megjithatë, ende nuk ka gjetje se ndonjëri nga ta, Manafort, apo Gates, kanë bashkëpunuar me Rusinë direkt për ndikimin e rezultatit zgjedhor të 2016, kur Trump u zgjodh president./KlanKosova/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...