Ish -ministri i Jashtëm rus Andrei Kozyrev e quajti luftën në Ukrainë një “akt barbar” në një intervistë për CNN.
“Është një akt barbar. A mund ta imagjinoja kur isha ministër i Jashtëm? Absolutisht jo,” tha ai, duke shtuar, “por më vonë fillova të kuptoj se gjithçka shkon drejt greminës dhe ata mendojnë se mund të bëjnë çfarë të duan dhe të mbeten të pandëshkuar, si brenda dhe jashtë vendit”, transmeton portal arbresh.info
“Kjo në një farë mënyre rriti oreksin, për fat të keq, jo për ndërtimin e Rusisë, por këtë luftë vëllavrasëse, e cila po shkatërron të ardhmen e njerëzve vëllazërorë”, shtoi Kozyrev.
Ai tha gjithashtu se sanksionet perëndimore kundër Rusisë “duhet të fillojnë të synojnë vendimmarrësit në qeverinë ruse”.
Kozyrev paralajmëroi se “sanksionet kundër Putinit dhe Lavrov nuk kanë asnjë kuptim, pasi asnjë nga pronat e tyre nuk është në emrin e tyre. Gjithçka varet nga njerëzit e tjerë”.
Të martën, Kozyrev u bëri thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Kozyrev ishte ministri i parë i jashtëm i Rusisë nën Boris Jelcin pas rënies së Bashkimit Sovjetik./arbresh.info/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...