Sayed Sadaat dikur ishte ministër i komunikimit në qeverinë afgane dhe për një të ardhme më të mirë, ai vendosi që të largohej për në Gjermani para disa vitesh.
Tani ai punon si shpërndarës ushqimi në qytetin lindor të Leipzig, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Ai tha se është kritikuar për pranimin e kësaj punë, pasi në Afganistan kishte një pozitë të lartë, por ai thekson se “nuk i vjen turp aspak nga puna që bën”.
“Unë nuk kam bërë asgjë për t’u ndjerë fajtor”, ha 49-vjeçari dy-shtetas britaniko-afgan, duke qëndruar me uniformën e tij portokalli pranë biçikletës së tij.
Nga qeveria e Afganistanit ai është larguar për shkak të mosmarrëveshjeve me anëtarët e rrethit të Presidentit.
“Shpresoj që edhe politikanët e tjerë të ndjekin të njëjtën rrugë, duke punuar me publikun dhe jo thjesht duke u fshehur”, tha ai.
Historia e tij ka marrë vemendje të madhe pas kaosit që shpërtheu në Afganistan.
Familja dhe miqtë e tij gjithashtu duan të largohen – duke shpresuar që të bashkohen me mijëra të tjerë në fluturime evakuimi ose të përpiqen të gjejnë rrugë të tjera jashtë.
Me tërheqjen e trupave amerikane, numri i azilkërkuesve afganë në Gjermani është rritur që nga fillimi i vitit, duke u rritur me më shumë se 130%, treguan të dhënat nga Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët.
Edhe pse me nënshtetësi angleze, ai vendosi që të jetojë në Gjermani përpara daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian.
Ai zgjodhi Gjermaninë sepse priste që ajo të kishte një të ardhme më të mirë ekonomike dhe një rol udhëheqës në sektorët e telekomit dhe IT në planin afatgjatë.
Përkundër pozitës që mbante, Sadaat është përpjekur të gjejë punë në profesionin e tij. Me diplomë në IT dhe telekomunikacion, Sadaat kishte shpresuar të gjente punë në një fushë të ngjashme, por gjasat kanë qenë shumë të vogla.
“Gjuha është pjesa më e rëndësishme,” tha Sadaat.
Çdo ditë ai bën katër orë gjermanisht në një shkollë gjuhësore para se të fillojë një ndërrim gjashtë-orësh në mbrëmje duke ofruar ushqim për Lieferando, ku filloi këtë verë.
“Ditët e para ishin emocionuese por të vështira,” tha ai, duke përshkruar sfidën e të mësuarit të biçikletës në trafikun e qytetit.
“Sa më shumë që dilni dhe sa më shumë shihni njerëz, aq më shumë mësoni,” tha ai.
Pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistrani, vendi është marrë në kontrollë nga talebanët, duke krijuar kështu kaos të madh./arbresh.info/
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...