Ish-kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin – Social-Demokratët e së cilës i kanë humbur zgjedhjet në prill – ka thënë të enjten se do të heqë dorë nga ulësja parlamentare, për t’u bërë këshilltare për një organizatë joqeveritare britanike.
Marin ka thënë se është emëruar këshilltare strategjike në Institutin për Ndryshime Globale Tony Blair.
“Do të mund të punoj për Finlandën në cilësi tjera. Kjo është një punë nga e cila besoj se do të përfitoj Finlanda në përgjithësi”, u ka thënë ajo gazetarëve.
Marin ka thënë se do t’i këshillojë “qeveritë dhe liderët e vendeve të ndryshme për çështje të politikave” me të cilat ajo është e familjarizuar.
E përshkruar nga mediat si “kryeministrja rokstar”, Marin ka dështuar që ta shfrytëzojë popullaritetin e saj për t’i fituar zgjedhjet e përgjithshme të Finlandës.
Marin ka hequr dorë nga udhëheqësia e partisë dhe e ka pranuar se mandati katërvjeçar si kryeministre e ka rënduar shumë, duke thënë se durimi i saj është testuar në shumë raste.
Ndonëse shumë e famshme, Marin është përmendur edhe për disa skandale lidhur me jetën e saj private, çka ia ka polarizuar imazhin.
Në një video që ka rrjedhur në rrjetet sociale në gusht të vitit 2022, Marin është parë në një festë me shumë yje të Finlandës, dhe më pas është detyruar të kryejë teste për drogë, për t’i shuar dyshimet për keqbërje./rel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...