Ish-kryeministri i Malajzisë fajtor për të gjitha akuzat në gjykimin për korrupsion

08:38 | 28 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak është shpallur fajtor për të shtatë akuzat në gjykimin për korrupsion shumëmilionësh.

Ai kishte pranuar se nuk ishte fajtor për akuzat e shkeljes kriminale të besimit, pastrimit të parave dhe abuzimit të pushtetit.

Çështja kundër Najib, në detyrë nga viti 2009 deri në vitin 2018, u pa gjerësisht si një provë e përpjekjeve kundër korrupsionit në Malajzi, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Vendimi i së martës përqendrohej në 10 milion dollarë, transferuar nga fondi në llogaritë private të kryeministrit të atëhershëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme