Një gjykatë franceze ka dënuar të hënën ish-kryeministrin francez, Francois Fillon me pesë vjet burgim, tri prej të cilave të pezulluara, për përvetësim të fondeve publike, skandal që i pati pamundësuar garën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.
Kjo gjykatë ka shpallur fajtore edhe gruan e Fillonit, Penelope, për pjesëmarrjen e saj në mashtrim, nga cili ka përfituar rreth 1 milion euro për punën e saj minimale si asistente parlamentare e burrit të saj, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.
Ajo është dënuar me tri vjet burgim të pezulluar, përcjell rel.
Gjyqtarja Nathalie Garavironi, ka thënë se Fillon, 66-vjeçar ka shfrytëzuar fondet publike për të paguar gruan e tij në mënyrë disproporcionale me punën e bërë.
“Zonja Fillon është punësuar në një pozitë pa angazhim”, ka thënë Gararino.
Çifti Fillon do të apelojë vendimin, ka thënë avokati, Antonin Levy.
Kjo i bie që ata nuk do të shkojnë në burg përpara se Gjykata e Apelit të marrë vendim.
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...