Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, i cili shpalli referendumin për Brexit-in dhe ku u vendos për largimin e vendit nga Bashkimi Evropian, tha se i vjen keq për përçarjet që janë shkaktuar nga ky veprim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Cameron në një intervistë të publikuar sot tha se çdo ditë mendon për pasojat e referendumit të Brexit-it dhe brengoset me “dëshpërim” për atë se çfarë do të ndodhë pas Brexit-it.
Ai dha një intervistë për gazetën “The Times” me rastin e promovimit të librit të tij të memoareve i cili do të publikohet së shpejti. Cameron ishte në anën e atyre që nuk donin shkëputjen nga BE-ja, ndërsa dha dorëheqje nga posti i kryeministrit një ditë pas referendumit të vitit 2016.
Në intervistë ish-kryeministri britanik kritikoi aleatët e tij të dikurshëm Boris Johnson dhe Michael Gove të cilët mbështetën fushatën e “largimit”.
Cameron tha se ata “të vërtetën e lanë në shtëpi” gjatë kohës së fushatës.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...