Unë nuk jam dakord me këtë, por ata do të thonë se ‘Lejuat që Irlanda e Veriut që qëndrojë në tregun e përbashkët, përse neve nuk na lejohet?, tha ish-kryeministri Blair
Ish-kryeministri britanik Tony Balir ka deklaruar se debatet për Brexit-in kanë sjellë sërish në tryezë pavarësinë e Skocisë.
Në një fjalim në Forumin “Reuters Newsmaker”, Blair ka vlerësuar ndikimin që kanë retorikat për pavarësinë në Skoci, marrëveshja e cila kryeministri Boris Johnson arriti me Bashkimin Evropian dhe e cila parashikon zhvillimin e marrëdhënieve më të afërta me Irlandën e Veriut.
Blair tha se mendon që do të jetë më mirë qëndrimi i Skocisë në Mbretërinë e Bashkuar. “Por, Brexit ka sjellë sërish në tryezë pavarësinë e Skocisë. Një tjetër dimension i problemit është shfaqja e një situate komplekse në Irlandën e Veriut në rast se pranohet marrëveshja e Jonhnsonit”, theksoi Blair.
Pasi tërhoqi vëmendjen se marrëveshja njeh mundësinë që Irlanda e Veriut të qëndrojë në Unionin Doganor me BE-në, Blair tha se “Më qartë deputetët skocezë ndodhen në situatën ku ata tashmë kanë një dimension shtesë për argumentet e tyre. Unë nuk jam dakord me këtë, por ata do të thonë se ‘Lejuat që Irlanda e Veriut që qëndrojë në tregun e përbashkët, përse neve nuk na lejohet? Edhe ne kemi dhënë votën në mënyrë të fuqishme kundër Brexit-it në referendum”.
Derisa vazhdon debati për Brexit-in i cili është shtyrë në janar 2020, kërkesat për një referendum të ri për pavarësinë kryesisht në Skoci po bëhen gjithnjë e më të forta. Në referendumin e Brexit-it në vitin 2016, Skocia dhe Irlanda e Veriut votuan “kundër” ndërsa Anglia dhe Uellsi “pro”.
Në referendum për pavarësi të mbajtur në vitin 2014 në Skoci, largimin nga Britania e Madhe e refuzuan 54 për qind e votuesve. Thuhet se në këtë rezultat ndikoi deklarata e bërë nga qeveria qendrore se Skocia do të largohet edhe nga BE-ja nëse largohej nga Mbretëria e Bashkuar./AA
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...