Google ADS

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, mund të kandidojë për President

20:58 | 8 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Ish-Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut dhe manjati miliarder i mediave, Michael Bloomberg, mund të bëhet pjesë e garës vitin e ardhshëm për në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Bloomberg pritet që të regjistrohet për të kandiduar në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në shtetin Alabama që ka një afat më të hershëm për regjistrimin e kandidatëve.

Zoti Bloomberg nuk kishte marrë ende vendimin përfundimtar. Megjithatë, ndihmësat e tij thonë se ai është “gjithnjë e më i shqetësuar” se kandidatët e tanishëm demokratë, “nuk janë të mirëpozicionuar” për të mundur Presidentin Donald Trump vitin e ardhshëm.

Zoti Bloomberg u largua nga Partia Republikane dhe u bë i pavarur. Në vazhdim, ai mbështeti kandidaten Hillary Clinton në zgjedhjet e vitit 2016.

Ai ishte kryebashkiaku i Nju Jorkut gjatë periudhës 2002-2013 dhe është i familjarizuar me njujorkezin Trump, të cilin Bloomberg e ka quajtur një “demagog të rrezikshëm” që ekzagjeron suksesin e tij në biznes.

Zoti Bloomberg drejton një perandori shërbimesh financiare, si dhe zotëron rrjete televizive, radiofonike dhe revista të specializuara në fushën financiare./Voa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme