Google ADS

Ish-komandanti i NATO-s: Putin “mund të jetë gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë aleancës së NATO-s”

23:28 | 7 Mars 2022
Trina Galanxhi

James Stavridis, një ish-komandant suprem i aleatëve të NATO-s, ka deklaruar se Presidenti rus, Vladimir Putin “mund të jetë gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë” NATO-s, duke shpjeguar se pushtimi i Ukrainës nga lideri rus e ka shtyrë Perëndimin të forcojë mbrojtjen e tij.

Në një intervistë me Jonathan Capehart të MSNBC, Stavridis, i cili shërbeu si komandant i NATO-s nga 2009 deri në 2013, përmendi rritjen e Gjermanisë në shpenzimet e mbrojtjes, të shpallur disa ditë pasi Putin deklaroi një sulm ndaj Ukrainës, transmeton portal arbresh.info

“Kam kaluar katër vjet si komandant suprem aleat i NATO-s. Në çdo konferencë, çdo takim të zyrtarëve të nivelit të lartë të NATO-s, do të gjeja rrugën te kancelarja Angela Merkel e Gjermanisë dhe ministrja e mbrojtjes, Ursula von der Leyen,” tha ai, dyje shtuar “gjithmonë u kam thënë atyre që duhet rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe këtë nuk e arrita për katër vite”.

“Në 48 orë, Vladimir Putin ka frymëzuar gjermanët që në mënyrë efektive pothuajse të dyfishojnë buxhetin e tyre të mbrojtjes”, tha Stavridis, duke shtuar se “gjermënat janë treguar të zgjuar”.
“Vladimir Putin mund të jetë gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë aleancës së NATO-s,” tha ai.

Gjermania, ekonomia më e madhe në Europë, njoftoi se me 27 shkurt e do të krijonte një fond special të njëhershëm prej 100 miliardë eurosh për shpenzimet ushtarake.

Stavridis i tha New York Times të premten se sistemi i krijuar global ishte si një makinë e goditur që “mund të përdorte një akordim të mirë”.

“Por është ende në rrugë, duke u rrotulluar dhe, për ironi të mjaftueshme, Vladimir Putin ka bërë më shumë në një javë për ta energjizuar atë se çdo gjë që mund të kujtoj,” tha ai.

Admirali me katër yje në pension ka theksuar se ka shumë pak gjasa që Putini të përdorë armët bërthamore ose të drejtonte “shpatat” drejt NATO-s./insider/ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme