“Një person si Vladimir Putin që hyri në Ukrainë po prish balancat e Rendit të Ri Botëror që ata po përpiqeshin të arrinin”, thotë ish-këshilltari i sigurisë së presidentit republikan.
Michael Flynn, këshilltari i sigurisë së ish-presidentit Donald Trump thotë se nuk ka ndërmend të mbrojë Vladimir Putin, pasi lideri rus po kryen një sulm vrasës në Ukrainë.
Por Flynn shtonte se ky pushtim i Putin “po prish planet” për një “Rend të Ri Botëror” që organizohet nga njerëz si miliarderi Bill Gates, që sipas tij janë në kërkim të eliminimit të “Zotit dhe shpirtit” nga qeniet njerëzore, shkruan revista e majtë amerikane Rolling Stone.
Teoria e pakuptueshme e konspiracionit e shprehur nga Flynn, shkon drejt përfundimit të rrezikshëm që mund të ngrejë Putin si hero, megjithse kryen një pushtim mizor me vdekje të shumta dhe vuajtje të gjera në Ukrainë.
Në një transmetim personazhesh anti-qeveritare muajin që shkoi Flynn tha në programin Thrivetime Show: “Dikush si Vladimir Putin po prish balancën e Rendit të Ri Botëror duke hyrë brenda në Ukrainë. Nuk jam një mbrojtës i Putin por i kuptoj dinamikat e asaj që po ndodh tani në Ukrainë”, tha Flynn në programin e komentatorit të kontestuar Clay Clark.
Flynn e Clark po organizojnë tashmë turneun Reawaken America , një event me udhëtime i të djathtës ekstreme me biseda prej të ashtuquajturash teorish konspiracioni nga folës si Eric Trump, Roger Stone, apo MyPillow Guy, Mike Lindell
Flynn vijonte në fjalën e tij me Clark, duke pretenduar se Forumi Ekonomik Botëror dhe miliarderë si Gates janë nevrikosur me Putin për pushtimin e Ukrainës dhe prishjen e planeve të tyre për dominim botëror.
“Ajo që po shohim tani në Evropë është prishja e balancave të rendit botëror siç e duan ata, njerëz si Dr. [Yuval Noah] Harari, apo Klaus Schwab. Bill Gates është një tjetër prej tyre”, tha Flynn.
Flynn shtonte se këta individë “janë inteligjentë dhe kanë shumë burime, si dhe kanë idenë e tyre sesi bota duhet të zhvillohet. Ne te, Zoti dhe shpirti nuk janë fare pjesë e strategjisë së tyre”, shtoi ai.
Grupe të tjera ‘konspiracioniste si Anti-Defamation League, akuzojnë Schwab e të tjerë se po përdorim pandeminë Covid-19 si një mundësi për “reorganizim të shoqërive globale për përfitimin e tyre, duke vendosur një “regjim global totalitar”, të drejtuar nga të pasurit e të fuqishmit.
Përpjekja e Flynn për të lidhur Ukrainën me teoritë e konspiracionin portretizon Putin si rezistues ndaj Elitave globale dhe jo si një autokrat që po pushton një vend të pavarur për të siguruar hegjemoninë e tij, pa marre parasysh vdekjet./tch/
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...