Ish-këshilltari ekonomik i Presidentit të Rusisë, Andrei Ilarionov, deklaroi se “embargoja e plotë” e Perëndimit ndaj energjisë ruse mund t’i jap fund luftës në Ukrainë.
Ai theksoi se Rusia nuk i merr seriozisht kërcënimet nga vendet tjera mbi reduktimin e energjisë ruse, transmeton portal arbresh.info
“Unë do të vë bast se në një ose dy muaj, operacioni ushtarak rus në Ukrainë ndoshta do të ndalet,” tha ai.
“Ky është një nga instrumentet më efikase që vendet perëndimore mund ta përdorin”, tha ai.
Pavarësisht përpjekjeve të Europës për të reduktuar varësinë e saj nga energjia ruse, ajo vazhdon të blejë naftë dhe gaz nga Rusia, shkruan BBC.
Sipas të dhënave të vitit të kaluar, nafta dhe gazi përbënin 36 për qind të të ardhurave të qeverisë ruse dhe shumica janë nga Bashkimi Europian, që importon 40 përqind të rezervave të gazit dhe 27 përqind të naftës nga Rusia.
Këtë javë, diplomati i lartë i BE-së Josep Borrell tha se Europa i paguan Putinit një miliardë euro çdo ditë për energjinë e dorëzuar, kujton BBC./arbresh.info/
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...