Ish-kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz është dënuar me tetë muaj me kusht për shkak të dëshmive të rreme në hetimin parlamentar për akuzat për korrupsion, dëshmi të rreme.
Vendimi i Gjykatës në Vjenë është marrë pas katër muajsh seancash gjyqësore. Ky është rasti i parë në 30 vjetët e fundit që një ish-kancelar austriak ka dalë para drejtësisë.
Rasti u përqendrua në dëshminë e Kurzit në hetimin për koalicionin të cilit i priu nga viti 2017 deri në vitin 2019.
Prokurorët e kanë akuzuar 37-vjeçarin se kishte dhënë dëshmi të rreme në qershor të vitit 2020 në lidhje me rolin e tij në krijimin kompanisë OeBAG, e cila zëvendësonte rolin e shtetit në disa kompani, dhe emërimin e ish të besuarit të tij të ngushtë Thomas Schmid në udhëheqjen e saj.
Gjykatësi Michael Radasztics e shpalli Kurz fajtor për deklarata të rreme në lidhje me emërimin e bordit mbikëqyrës të kompanisë, por jo për atë të Schmid.
Dikur yll në rritje mes konservatorëve në Evropë, Kurz dha dorëheqjen në vitin 2021 pasi u hap një hetim i veçantë për korrupsion dhe që atëherë është larguar nga politika. Megjithatë, Partia e tij Popullore Austriake vazhdon të udhëheqë qeverinë nën kancelarin aktual Karl Nehammer.
Partia aktualisht është prapa në sondazhe përpara zgjedhjeve kombëtare që priten në shtator.
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...