Klithmat e agonisë u bënë normale edhe në qelinë e tij dhe të tjerëve. Po ashtu, edhe heshtja shurdhuese ishte bërë normale.
Për tre vjet, Omar AlShogre, 24 vjeç, u mbyll në një qeli me 40 të burgosur të tjerë dhe që të gjithë përjetuan torturat më të tmerrshme, nga rrahja me rrip, djegia me cigare, goditje me kabllo elektrike, si dhe përdhunime nga ana e ushtrisë siriane, transmeton portali arbresh.info
Gjumi bëhej me ndërrime dhe zhurma nëpër qeli shurdhonte, ndërsa qelbet e lëngjeve turpore mbulonin dyshemetë.
Ai pa të paktën pesëdhjetë kufoma në ditë duke u hequr nga burgu, gjë që e bëri atë të harronte të dilte ndonjëherë nga burgu. Ai më tha që e gjithë qenia dhe gjuha e tij ishin thjesht burg; trupi i tij nuk i përkiste më; as mendimet e tij.
Të gjitha këto kanë ndodhur në burgun famëkeq të Sednaya në Sri.
Tortura në burgjet ushtarake të Presidentit Bashar Al-Asad është një mjet kritik i suksesit të tij në shtypjen e revolucionit. Ka qenë arma kryesore e regjimit kundër opozitës civile.
Më shumë se 600,000 njerëz janë vrarë që nga viti 2011, pjesa më e madhe nga forcat e regjimit dhe aleatët e tyre. Viktimat përfshijnë babanë e Omarit dhe dy vëllezërit e tij, të vrarë në masakrën Al-Bayda 2013. Megjithatë, qeveria Siriane ka mohuar ekzistencën e abuzimit sistematik.
Omar ka folur për momentet e tij të fundit me familjen përgjatë festës së Ramazanit në vitin 2012, para se të transferohej në provincën bregdetare të Tartous për të jetuar me kushërinjtë e tij, pasi kishte mundësi më të mira shkollimi atje.
Xhaxhai i tij ishte gjithashtu një ish i burgosur politik në fillim të viteve 80, veprim i cili kishte vënë të gjithë familjen në rrezik.
Në Sirinë e Asadit, vetëm kjo ishte e mjaftueshme që ata të arrestohen. “Ai u torturua nga qeveria për dymbëdhjetë vjet,” shpjegoi Omar, “kështu që ai e dinte që ai nuk ishte në favor të tyre, që do të thotë se ata e dinin që ai do të donte të protestonte ose të bënte diçka, kështu që familja e tij ishte në rrezik “.
Dhe kështu ndodhi. Më 16 nëntor 2012, ushtarët hynë në shtëpinë e xhaxhait të tij dhe sulmuan Omerin dhe kushërinjtë e tij, derisa ata “u derdhën gjak” dhe i tërhoqën në burg. Ai mezi mbijetoi , ndërsa kushërinjtë e tij nuk ishin aq me fat.
Qeveria e Sirisë shumë rrallë ka komentuar mbi akuzat për tortura dhe vrasje masive, madje edhe kur këto akuza kanë qenë të dokumentuara nga grupet e të drejtave të njeriut.
Ata thjesht kanë deklaruar se të gjitha ato janë ‘propagandë’.
Omar, i cili ishte liruar nga burgu në vitin 2015, ka vendosur që të tregojë në detaje për vuajtjet e tij gjatë regjimit të Asadit. Kur u lirua nga burgu ai ishte vetëm 34 kg,
Ai tani jeton në Suedi dhe po përdor të gjithë përvojën e tij traumatike si një forcë lëvizëse për ndryshim, duke mbledhur prova që mund të sjellin torturuesit para drejtësisë.
Ai gjithashtu ka punuar si një analist i ri i biznesit me Boston Consulting Group për një vit, ku ndërtoi një familje tjetër dhe fitoi aftësi të të folurit në publik duke e ndihmuar atë të zhvillojë bisedime motivuese dhe të ndërgjegjësojë duke ligjëruar në universitete dhe duke pritur TED bisedime.
Përderisa regjimi sirian vazhdon të laj duart me gjak, për të mbijeturit si Oman është thelbësore që të ndajnë përvojat e tyre me të gjithë botën, e cila sipas tij duhet të kujtojë se shkaku kryesor i terrorizmit në Siri sot është regjimi i udhëhequr nga Bashar Al-Asad ./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...